Ilustrim: Pamje nga Arrestimi

Arrestohet shtetasi i Serbisë, ilegalisht hyri në Kosovë

Gjatë një kontrolli të një veture, ngasësi i të cilës ishte një shqiptar është gjetur një person tjetër shtetas serb i cili kishte arritur të kalonte kufirin ilegalisht.

Policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në Kamenicë gjatë ditës së djeshme.

Shtetasi serb është arrestuar ndërsa më pas ishte intervistuar nga ana e policisë.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.