Ilustrim

Arrestohet prishtinasja pasi kapet me drogë

Dje në rrugën “Butovc”, është arrestuar një femër nga Prishtina pasi te e njëjta është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që gjatë kontrollit tek e njëjta është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike e dyshuar e llojit marihuanë me peshë 2.3 gramë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.