Ilustrim

Identifikohet personi i dyshuar për vrasjen në Prishtinë

13:32

Burimet e KALLXO.com brenda policisë kanë thënë se i dyshuari për vrasjen e sotme është identifikuar.

Sot mbeti i vrarë 27 vjeçari me inicialet A.J në Prishtinë.

12:32

 

 

 

12: 26

Policia e rajonit të Prishtinës treguan se viktima është me inicialet A.J.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e këtij rajoni.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

12:20

Një person është vrarë rreth orës 11:45.

Burimet të KALLXO.com brenda policisë kanë thënë se vrasja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve të policisë ende nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar apo dyshuar për vrasjen