Ilustrim

Arrestohet personi i dyshuar për aksidentin ku mbet i vdekur këmbësori

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se një person është arrestuar për aksidentin me fatalitet në Pejë.

Policia e Kosovës më herë ka njoftuar se personi i dyshuar për shkaktim të aksidentit ishte 21 vjeçar.

“Si pasojë e goditjes nga vetura, sonte rreth orës 21:00 një person ka humbur jetën në qendër të Pejës. Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm ka dalur në vend të ngjarjes se bashku me njësitet relevante policore. Lidhur me këtë raste me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për 48 orë”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-aksidentin-me-fatalitet-ne-peje-2/

ETIKETA

11 Maj 2019 - 23:13

Visar Prebreza 11/05/2019 - 23:13
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend