Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet për vjedhjen e para një viti në Dragash

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme për një vjedhje e cila ka ndodhur në fillim të vitit.

Policia ka njoftuar se për vjedhjen e cila është raportuar të ketë ndodhur me 28 janar të këtij viti në fshatin Zaplluxhë të Dragashit ka arrestuar dje një person të dyshuar.

Sipas njoftimit, i dyshuari duke depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës ka arritur të vjedhë një orë dhe një sasi stoli ari, vlera e të cilave është 7 mijë euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.