Arrestohet për vjedhje të kositëses së barit

Në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit është arrestuar për vjedhje, i dyshuari mashkull i komunitetit shqiptar.

Ai kishte vjedhur në shtëpinë e ankuesit mashkull të komunitetit shqiptar, një mjet për kositjen e barit.  

Ngjarja sipas Policisë së Kosovës kishte ndodhur me 7 korrik në ora 17:10.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, është dërguar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.