Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet për Vjedhje të Cigareve

Një person është arrestuar në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që dyshohet se para një muaji në bashkëveprim edhe me pesë persona të tjerë kanë thyer lokalin në të cilin kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme.

Sipas policisë, vlera e cigarëve të vjedhura është rreth 10 mijë euro.

“Është arrestuar me 15.12.2017 i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti me datën e cekur në bashkëveprim edhe me pesë persona të tjerë kanë kryer veprën e cekur, duke thyer lokalin-marketin e viktimës, në të cilin kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 10.000 €”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit i është caktuar ndalimi policor./21Media