Arkiv- Kartëmonedha euro - Foto: REL/AFP

Arrestohet për vjedhje të çantës me para

Çanta e një gruaje ishte cak i hajnave në Kaçanik.

Policia ka informuar se një grua ka raportuar se në shtëpinë e saj ka ndodhur një vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë të martën. Sipas viktimës, një person i ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur çantën në të cilën kishte 780 euro.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.