Arrestohet për Vjedhje, Sendet e Vjedhura i kthehen Pronarit

Një person është arrestuar në Kamenicë pasi që është përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda dhe një rast dëmtim prone.

Në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë dje rreth orës 09:30 policia ka arrestuar një person të përfshirë në dy raste vjedhje të rënda dhe një rast dëmtim prone.

Sipas raportit ditor të policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.