Ferizaj

Arrestohet për sulm ndaj gruas dhe vajzës së tij

Dje rreth orës 11 është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti ka sulmuar familjarët e tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.