Rahoveci

Arrestohet për Sulm Ndaj Babait dhe Motrës

Një person është arrestuar në Rahovec pasi që dyshohet se e ka sulmuar babanë dhe motrën e tij.

Sipas raportit ditor të policisë, dje rreth orës 02:10 në Rahovec policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që ka sulmuar babin dhe motrën e tij.

Nga lëndimet e shkaktuara njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.