Foto-Ilustrim

Arrestohet për Rrezikim të Policëve

Është arrestuar një person në Prizren, ngase ka rrezikuar pjesëtarët e policisë në një pikë kontrolli.

Në raportin policor tregohet se rrezikimi i policëve ndodhi, pasi i arrestuari me automjetin e tij nuk respektoi urdhrat e dhënë nga policia në pikën e ndalimit.

I dyshuari është marrë në pyetje dhe me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Dje KALLXO.com raportoi për arrestimin e një personi që tentoi të vrasë 3 policë.

http://kallxo.com/arrestohet-dyshuari-ne-prishtine-tentoi-te-vriste-tre-police/