Arrestohet për kontrabandë me armë dhe materie plasëse

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vërmicë për kontrabandë.

I dyshuari sipas policisë është zënë duke bërë  kontrabandë në mënyrë ilegale nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës rreth 720 copë fishekë.

Policia ka njoftuar se ka bërë kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit tek i cili ka gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë të prishur.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.