Foto: Ilustrim
Arrestohet për Falsifikim të Dokumentit të Veteranit
Policia në Prishtinë arrestoi dje pasdite një person nën dyshimin e falsifikimit të dokumentit me të cilin ai konfirmohej si veteran i UÇK-së.
I arrestuari sipas policisë, dokumentin që dyshohet se është falsifikuar ka tentuar ta vërtetojë me vulë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i arrestuari është liruar.
Aktualisht pensione të veteranëve marrin 28 mijë e 31 ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdimisht ka shprehur shqetësim për numër shumë të madh të veteranëve e invalidëve të luftës dhe shpenzimet për këto kategori.
http://kallxo.com/shpenzimet-per-veteranet-shqetesojne-fmn-ne/
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndryshimin e ligjit të veteranëve me qëllimin që t’i kategorizojë ata.
http://kallxo.com/iniciohet-ndryshimi-ligjit-per-veteranet/