Arrestohet pejani, sulmoi inspektorët komunalë dhe policët

Është arrestuar një burrë nga Peja, pasi që dyshohet se kishte penguar inspektorët komunalë gjatë punës së tyre.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se pas këtij incidenti, i njëjti më pas ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga këto dy incidente dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.