Arrestohet pasi sulmoi seksualisht një grua në Gjakovë

Një burrë është arrestuar dje i cili kishte ngacmuar dhe sulmuar seksualisht një grua.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë me datën 16 mars rreth orës 11:10.

Sipas policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.