Ilustrim
Arrestohet pasi shantazhoi gruan me të cilën ishte në lidhje me publikim të video incizimeve
06.12.2018 - 10:28
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuar për shantazh.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë pasi që i njëjti gjatë periudhës gusht- shtator të këtij viti, kishte shantazhuar gruan me të cilën ishte në lidhje.
Policia ka njoftuar se i njëjti i kishte marrë viktimës një sasi stoli ari dhe një shumë të parave prej 4000 euro, pasi në të kundërtën do t’i publikonte video incizime.
I dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.