Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se rrahu kunatën

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar burrë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht kunatën, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Podujevë.