Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se mori makinën për pak kohë e nuk e ktheu më

Një person është arrestuar nga policia nën dyshimin se i njëjti i kishte keqpërdorur besimin një personi tjetër.

Policia ka sqaruar se i dyshuari ia kishte marrë veturën viktimës në shfrytëzim për një kohe të shkurtër dhe nuk ia kishte kthyer më.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Prishtinë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.