Foto-ilustrim

Arrestohet një person për vdekjen e 53 vjeçarit në Prishtinë

Një person ka vdekur  dje pas lëndimeve që ka marrë pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar për heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës.

Sipas policisë   viktima S.K., 53 vjeçar derisa ishte duke punuar në një objekt, ka rënë nga një lartësi prej 11 metra.

Gjatë tretmanit mjekësor viktima ka ndërruar jetë në QKUK.

KALLXO.com ka raportuar dje për këtë rast.

https://kallxo.com/bie-nga-ndertesa-ne-prishtine-vdes-53-vjecari/