Ilustrim

Arrestohet një person për sulm

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale lëndim i rëndë trupor.

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin J.L., i cili dyshohet se me 20 tetor ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Tutje, policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.