Ilustrim

Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale, organizim i skemave piramidale (bixhoz).

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Klinë,  dy ditë më parë, ndërkaq arrestimi është bërë dje (e mërkurë).

Njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokale kanë gjetur dhe konfiskuar disa shtëpiza kompjuteri.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.