Ilustrim, Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një person është arrestuar dje  nga policia në Prishtinë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar të dyshuarin i cili përmes rrjetit social ka abuzuar me një fëmijë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuar ka abuzuar me një fëmijë si dhe ka shantazhuar se do t’i publikojë përmbajtjes e papërshtatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi është dërguar në mbajtje.