Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person në Pejë për organizmin e skemave piramidale

Një person është ndaluar për 48 orë në dyshimin për organizim të skemave piramidale.

Në raportin 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, thuhet se në lidhje me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është kryer bastisje në disa lokacione në Pejë dhe në Klinë.

Sipas njoftimit  ku gjatë bastisjes, Prokuroria Themelore në Pejë ka sekuestruar përkohësisht disa kompjuter, aparate dhe disa tavolina.