Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e fëmijës në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vdekjen e të miturit në Fush-Kosovë.

Një fëmijë është gjetur i vdekur në Fushë-Kosovë më 11 korrik.

Pas hetimeve, Policia thotë se mbrëmë rreth orës 20 :00 është arrestuar personi i dyshuar me inicialet S.O., i lindur më 1999.

Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vrasje e rëndë”.

Personi i arrestuar, i dyshuar për veprën penale “vrasje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore, njofton Policia.