Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një Grua, po Fuste Drogë në Burg

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën femër, pasi që gjatë vizitës që i kishte bërë një të burgosuri, në gjësendet e saj është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:45 në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti nga Policia po trajtohet si posedim i narkotikëve.