Pranga - Foto: Rtv21

Arrestohet një grua pasi tenton të blejë patentë shoferin

Një grua nga Mitrovica është arrestuar pasi ka tentuar ti korruptoj inspektorët  të cilët po mbanin testin e vozitjes.

Në raportin zyrtarë të policisë thuhet se e dyshuara i ka ofruar 50 euro në formë të mitos  zyrtarit të Ministrisë së Transportit në zyrën për patentë shofer.

Me urdhër të prokurorit, pas investimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.