Personi iArrestuar Ilustrim

Arrestohet një burrë dhe një grua për mashtrim e falsifikim të parave

Një 28 vjeçar me inicialet D. R dhe një 23 vjeçare me inicialet F. Z janë arrestuar nga ana e policisë për falsifikim të parave dhe mashtrim.

Policia, një javë më parë ka pranuar informatën nga zyrtarë të një banke, se në degët e saj në Fushë Kosovë dhe Malishevë, janë deponuar përmes bankomatit një shumë parash, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, ka filluar menjëherë  hetimet intensive rreth këtij rasti. Policia ka grumbulluar të dhëna dhe prova të mjaftueshme të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari penale ‘falsifikim i parasë’ dhe ‘mashtrimi’.

Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15 mijë euro.

Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt të rekrutimit në ATK.