Policia austriake - Foto: REL/Reuters

Arrestohet një Boshnjak për 'Planifikim të Sulmit' në Austri

Një boshnjak 25 vjeç është arrestuar në Grac të Austrisë nën dyshimet se ka planifikuar një sulm në tregun e Krishtlindjeve, tha policia të enjten.

Zëdhënësi i saj tha se i dyshuari, mysliman, është arrestuar më 1 dhjetor në një strehimore emergjente, ku të tjerërt e kanë parë duke shikuar video për sulmet e vitit të kaluar në Nicë dhe Berlin.

Siç njofton agjencia Reuters, dëshmitarët e kanë dëgjuar atë duke folur për Berlinin dhe vdekjet.

Ai ka vizituar xhamitë, por nuk është e qartë nëse është radikalizuar apo nëse ka ndonjë bashkëpunëtor, tha policia.

Një tunizian ka vrarë 12 njerëz vitin e kalur në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Ai ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik. (REL)