Arrestohet mitrovicasi, u kap me armë dhe fishekë në veturë  

Një burrë nga komuna e Mitrovicës është arrestuar, pasi që Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur armë.

Në raportin 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se të dyshuarit i janë konfiskuar një armë e shkurtër revole me karikator dhe tetë fishekë të kalibrit 7.62 milimetra.

Ndërkohë që pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.