Foto: Ilustrim

Arrestohet Mashtruesi

Një person në Gjilan është arrestuar nën dyshimet se ka mashtruar disa qytetarë duke kërkuar para për lëmoshë në emër të shokut të tij.

Sipas policisë, personi i arrestuar në rrugën “Marie Shllaku”, vazhdimisht ka kërkuar të holla për një shok të tij për të cilin ai pretendonte se është i sëmurë.

Këtë vepër policia e ka klasifikuar si mashtrim dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.