Foto-Ilustrim

Arrestohet kaçanikasi, kapet duke kultivuar kanabis në vazo

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë ditës së djeshme në Kaçanik, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka kontrolluar në lokacionin e banimit të tij.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar katër bimë narkotike të llojit kanabis sativa të mbjella në vazo.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.