Foto: Ilustrim

Arrestohet i kërkuari për vjedhjen e kuletave

Policia ka arrestuar 35 vjeçarin me inicialet G. Ll. i kërkuar për disa raste të vjedhjeve.

Me anë të një njoftimi, policia ka thënë se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare, në Kullë,  është arrestuar një person i dyshuar,  i cili ishte në kërkim policor.

I dyshuari po kërkohej nga stacioni policor Qendra në Prishtinë, për disa raste të vjedhjeve.

“G. Ll.,  mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, cili nga hetuesit e stacionit Qendra është identifikuar që nga viti 2017, dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve që janë raportuar në polici, kryesisht janë vjedhje të kuletave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë,  ndërkohë që hetuesit policor të të gjitha stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë duke kryer veprimet e nevojshme policore për kompletimin e lëndëve, të cilat pastaj do të procedohen në institucionet përkatëse.