Arrestohet i kërkuari nga gjykata për trafikim me njerëz

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer trafikim me njerëz.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është intervistuar viktima femër, ndërsa i dyshuari gjatë verifikimit, ka rezultuar edhe si person i kërkuar nga gjykata.

I dyshuari sipas njoftimit, i është dorëzuar njësitit policor të Klinës.