Remzi Shala gjatë luftës

Arrestohet komandanti i UÇK-së i kërkuar i Speciales

Rreth tre muaj pasi Gjykata e Prizrenit kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”, ky i fundit është arrestuar dhe sot nga ora 14 pritet të paraqitet në Gjykatën e Prizrenit.

Lajmin për arrestimin e Shalës e konfirmoi avokati i tij Natal Bullakaj.

“Unë e kam revokuar autorizimin për përfaqësim të tij mirëpo Gjykata Themelore më ka thirrur, nuk kam informacion tjetër përpos se seanca do të mbahet seanca në orën 14:00”, tha Bullakaj për KALLXO.com.

Deri tek ky vendim ka ardhur pasi që Shala kishte munguar në seancën e 9 janarit në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreth vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998, raporton Kallxo.com.

Shala është njëri nga të ftuarit e Gjykatës Speciale. Ai parashihej të intervistohej më datë 17 janar të këtij viti por nuk i është përgjigjur Gjykatës në atë datë.

KALLXO.com do t’ju mbajë të informuar gjatë ditës në lidhje me këtë seancë.