Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Vjedhje në Kishën e Novosellës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gjakovë një të dyshuar për vjedhje në kishën katolike të fshatit Novosellë të kësaj komune.

Burime të KALLXO.com konfirmuan arrestimin e të dyshuarit.

Ai është arrestuar në një taksi para stacionit të autobusëve në Gjakovë.

Raportohet se i dyshuari ka qenë në kërkim nga Policia.