Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për krime lufte

Një burrë me inicialet  D.Sh është arrestuar nën dyshimet se ka kryer krime lufte.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i dyshuari  është shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në  vitin 1999 në Ferizaj.

Sipas policisë arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare në Bërnjak.