Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur në barnatore

Një person është arrestuar dje nga policia në Prishtinë, nën dyshimin se mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 23, në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ku një gruaje në barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.

Pak minuta pas raportimit të rastit policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin S.A, 28 vjeçar.

Tek i dyshuari policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë dhe 12 fishekë.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë.