Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari për dhunë dhe shantazh në familje

Policia e Kosovës në Gjilan, ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti me 10 maj të vitit 2018 pas një mosmarrëveshje në familje ka përdorur dhunë psikike dhe fizike dhe shantazh ndaj familjarit të vet.

I dyshuari sipas policisë deri më tani ka qëndruar jashtë shtetit.

“Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit”, thuhet në njoftim të policisë.