Arrestohet i dehuri që kanosi dy persona në Pejë

Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua duke tentuar t’i largojë nga shtëpia.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pardje në orën 23 në Pejë.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.