Foto-ilustrim

Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimet për grabitje.

Nëpërmjet një komunikate për media Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar grupin e grabitësve në Ferizaj i cili po dyshohet për grabitjen e një pompe të derivateve.

“Prokuroria e Ferizajt në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës- pas një pune hetimore intenzive, ka arritur të arrestoj katër prej pesë personave me iniciale  G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Sipas prokurorisë këta persona dyshohen se gjatë ditës së diele, në orët e mëngjesit,  në pikën e karburanteve “IT-Petrol”- në Ferizaj kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Sipas Prokurorisë ky grup ishte mirë i organizuar, dhe nën kërcënimin e thikave kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Prokuroria njofton së janë në kërkim të personit tjetër i cili është në arrati, ndërsa katër personave të arrestuar njofton se u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

KALLXO.com ka raportuar dje për grabitjen e cila ka ndodhur në Ferizaj.

Policia kishte bërë të ditur se viktima ka njoftuar se deri sa ishte duke punuar në pompë të derivateve, dy persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armës i kishin grabitur rreth 650 euro.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim.