ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet gardiani i burgut të Dubravës për ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprat penale “marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se është arrestuar i dyshuari me pozitë pune zyrtar në Zyrën për Lirim me Kusht në Burgun e Dubravës, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet me qëllimin që për një person të burgosur të bëjë rekomandimin për lirim me kusht.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 15.11.2018, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka bërë arrestimin personit të dyshuar M.A. viti i lindjes 1985, m/k/sh”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.