Arrestohet e Dyshuara, po Fuste Drogë në Burg

Një person i gjinisë femërore është arrestuar dje rreth orës 13:15 në Burgun e Dubravës pasi ka tentuar të fuste në këtë burg substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Sipas raportit të përditshëm policor, substanca narkotike, me peshë 4.1 gramë, është konfiskuar.

Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë rast Policia po e trajton si posedim i narkotikëve.