Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari për Vrasjen në Pejë

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e konfirmoi për KALLXO.com, prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Në bazë të kamerave e kemi identifikuar të dyshimtin dhe e kemi arrestuar. Edhe arma me të cilën është kryer vepra është konfiskuar. Tash po i nënshtrohet intervistimit”, tha Sinanaj.

Aktualisht para stacionit të policisë në Pejë vërehet prani e shtuar e policisë.