Armët e grumbulluara për shkatërrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari, iu Gjet Arsenal Armësh në Shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që në shtëpinë e tij në fshatin Obranqë të Podujevës ka gjetur një arsenal të tërë armatimi.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se pas kontrollit të realizuar dje në mëngjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 89 fishekë, 8 gëzhoja, 1 karikator, 3 krehër të pushkës gjysmë-automatike, 105 fishekë të pistoletës,  një Zollë dore dhe një granatë e mortajës.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pasi është intervistuar me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si “armëmbajtje pa leje”.