Ilustrim

Arrestohet dhe pastaj lirohet burri që detyroi fëmijën e tij të kërkojë lëmoshë

Policia e Kosovës njofton se fillimisht është arrestuar një burrë pasi që i njëjti dhe bashkëshortja e tij dyshohet se kanë shtyrë fëmijën e saj të mitur që të kërkojë lëmoshë në rrugë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë në orën 20:00.

Sipas njoftimit të policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt ndaj të dyshuarve, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.