Ilustrim: Kallxo.com

Arrestohet i Dënuari për Terrorizëm

Policia e Kosovës ka arrestuar të kërkuarin Naser Avdyli, i cili është i dënuar nga Gjykata për pjesëmarrje në luftën e Sirisë.

Lajmin për arrestimin e Avdylit e konfirmuan burime të KALLXO.com brenda Policisë.

37 vjeçari nga një fshat i komunës së Dragashit ka qenë në arrati.

Në prill të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar Avdylin me 4 vjet e gjysmë burg. Ai kishte qenë në mesin e nëntë të akuzuarve që u shpallën fajtorë për terrorizëm në bazë të një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Speciale.

Shpallen Fajtorë 9 të Akuzuar për Terrorizëm

Në qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit i kishte vërtetuar dënimet e dhëna nga Gjykata Themelore, duke refuzuar ankesat e mbrojtjes së të dënuarve.

http://kallxo.com/vertetohet-denimi-te-kthyerit-nga-siria-qe-lufton-radikalizmin/

07 Dhjetor 2017 - 18:23

Petrit Kryeziu 07/12/2017 - 18:23
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend