Arrestohet burri si i dyshuar për rrahjen e ish- gruas

Një burrë është arrestuar nga Policia e Rajonit të Ferizajt për dhunë në familje.

Sipas sqarimit të policisë, i dyshuari kishte rrahur ish- gruan e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore ku më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Pas intervistimit të të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.