Ilustrim

Arrestohet burri pasi rrahu gruan e tij

Policia e Kosovës ka arrestur një person gjatë ditës së djeshme në fshatin Pozhoran të Vitisë, pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në ora 22:35 dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.