Arrestohet burri nga Klina pasi rrahu motrën e tij

Një burrë nga komuna e Klinës është arrestuar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Tutje përmes raportit 24 orësh kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.